GREVË URIE NË 8 MARS/ 4 vite pa çati, gruaja nga Thumana zgjedh 8 Marsin për të protestuar te dera e bashkisë Krujë

Në 8 mars teksa pjesa më e madhe e grave festojnë ditën e dedikuar për to, një prej tyre ka nisur protestë

Milena Nikolla nga Thumana zgjodhi këtë ditë që të deklaronte nisjen e bashkisë, duke u vendosur përpara bashkisë së Krujës.

Shkak është bërë dëmtimi nga tërmeti famëkeq i 2019-ës.

Thotë se ndërtesa është vlerësuar me dëmtim DS 4, por prej më shumë se 4 vitesh nuk ka parë asnjë investim.

Thotë se prej një viti është detyruar të kthehet në objektin që rrezikon të shembet, pasi nuk kishte as mbështetje financiare për të paguar qiranë. Për mediat, ajo tregoi dhe gjendjen në të cilën ndodhet banesa ku po jeton.