"8 Marsi", aktivistet: Me Edi Ramën, gratë dhe vajzat janë vetëm fasadë, ai është dhunuesi i tyre!
Dy aktiviste të njohura të shoqërisë civile, Adriana Kalaja dhe Eda Grimçi, kanë vendosur ta japin mesazhin e 8 Marsit sot për gratë shqiptare duke treguar Ministrinë e Brendshme.
Juristja e Njohur Adriana Kalaja në fjalën e saj tha: "Sot flasim para Ministrisë së Brendshme që me Kushtetutë dhe ligj lidhet me mbrojtjen e jetës, ruajtjen e rendit dhe sigurisë, dhe ndër këto dhe mbrojtjen e jetës dhe sigurinë e vajzave dhe grave shqiptare, por që në fakt ka ndodhur e kundërta. Vajza dhe gra të dhunuara, që jo vetëm nuk kanë gjetur mbrojtjen e nevojshme në organet policore, por shpesh këeto institucione janë kthyer në mbrojtjen dhe bërjen palë me dhunuesit. Madje më shumë.
Disa prej tyre, dhunojnë psikologjikisht denoncueset e dhunuara sepse kjo sipas tyre është kundra “zakonit”. Në fakt kjo është kundra dhunuesit dhe pro jetës, dhe ne jemi e do jemi gjithmonë në krah të tyre.
Sa jetë vajzash dhe grash kemi humbur se organet policore janëe bëë palë me dhunuesit? Sa jetë kemi humbur se organet policore kanë diferentin? Po sa jetë kemi humbur edhe kur është denocuar përndjekja dhe shantazhi se pjesa derrmuese e policisë janë jo profesionistë dhe patronazhistë?
Ndaj sot më shume se kurrë ne denoncojme berjen palë me dhunuesin dhe mosreagimin ndaj dhunuesit të organeve policore dhe do jemi në krah të çdo vajze e grua të dhunuar, apo që kërkon mbështetjen tonë, se ndryshe nga ai që drejton Shqipërinë e që nuk ka lënë grua pa dhunuar, ne kemi një kryetar që ka respektin dhe vlerësimin maksimal më të madh për vajzat dhe gratë."
Eda Grimci: 8 Marsi i këtij viti e gjen gruan në një gjendje të vështirë
Ndërsa Eda Grimçi nënvizoi: "8 Marsi i këtij viti e gjen gruan në një gjendje të vështirë në shoqërinë shqiptare. Sikur kjo të mos mjaftonte, kriza që po kalon familja dhe shoqeria shqiptare reflektohet qartë në rastet e shtuara te dhunes ndaj grave, ku vetëm vitin e fundit kemi patur një numër rekord vrasjesh të grave ne vendin tone.
Gra të dhunuara, gra që kanë uleritur dhunen por që askush nuk i ka dëgjuar deri sa disa prej tyre janë kthyer në lajmin kryesor të kronikave të vrasjeve. Por dhunuesi nuk është vetëm në shtëpi, dhunuesi haset në çdo institucion ku gratë edhe kur gjejnë kurajon të denoncojnë dhunën, trajtohen me paragjykim, tallje e mospërfillje pikërisht nga punonjësi i shtetit i cili në vend të bëjë detyrën me dinjitet, kthehet në tallës e mospërfilles duke i shtuar dhunës fizike, edhe dhunën psikologjike të atij që në fakt duhet të të mbroje e jo të të paragjykojë, ose në rastin më të keq për pak para të bëhet palë me dhunuesin duke mos e hetuar fare dhunën e denoncuar!
Gjithë këto raste dhune e vrasje të grave shqiptare janë reflektim i pastër i degradimit të shtetit ku vete Edi Rama kurrë nuk i pati prioritet gratë, sepse duket nga politikat që ka për to.
Ne 11 vite qeverisje, ai nuk mbështeti asnjë grua kryefamiljare nëpërmjet punësimit, apo asistencave të veçanta. Perkundrazi, politika e vetme e tij ka qene keqperdorimi i figures se gruas duke e kthyer ate ne “patronazhiste”.
Me Edi Ramën gratë dhe vajzat janë vetëm fasadë! Ai është dhunuesi i tyre pasi per te grate dhe vajzat jane fasade e sherbetore te partise, sa here eshte ne hall me korrupsionin e skandalet e qeverise rilindase!"



