Shtyrja e seancës, Gjokutaj: Nuk ka asnjë element korruptiv te ish-kryeministri Berisha
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 8 Mars 2024, 11:07
“Nuk ka asnjë element korruptiv te ish-kryeministri Berisha”.
Kështu deklaron avokati i ish-kryeministrit Berisha, Genc Gjokutaj. Ai sqaroi dhe argumentet kërkesën për revokimin e masës.
Avokati Genc Gjokutaj: Akt ekspertimi kontabël shpjegon të gjithë ecurinë e historisë së zotit Malltezi që në kundërshtim me c’kërkon prokuroria, gjithçka është shpjeguar. Akti është depozituar dhe i jep përgjigje cështjes së korrupsionit për zotin Malltezi dhe bashkëpunimit më tej me zotin Berisha.
Çështje absurde, por ndonjëherë absurdi do më shumë kohë për t’u sqaruar. Akti i ekspertimit vërteton që procedura ka qenë e rregullt, nuk ka pastrim të produktit të veprave penale.


