Si përfundoi 15-vjeçari me plagë në spital? Policia sqaron konfliktin në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2024, 09:47
Policia ka sqaruar konfliktin në Gjirokastër mes dy 15-vjeçarëve, ku një prej tyre mbeti i plagosur.
NJOFTIMI I POLICISE
Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
