E rëndë në Gjirokastër/ 15-vjeçari plagos me thikë 15-vjeçarin

Nje nxenes qellohet me thike nga nje nxenese. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne lagjen "18 Shtatori" ne Gjirokaster kur nxenesi A.T 15 vjeç ka ngelur i plagosur me thike nga nje 13 vjecare nxenese e shkolles 9 vjeçare "KOTO HOXHI" ne Gjirokaster.

Sapo nxenesi eshte qelluar me mjetin preres eshte vene re nga kalimtare te rastit te cilet kane njoftuar policine dhe percjelle menjehere ne spital me makine te rastit.

Policia menjehere ka kapur vajzen adoleshente agresore te cilen e ka shoqeruar ne ambjentet e policise nga ku do te merret ne pyetje ne pranine e psikologut.

Dyshimet e para te ketij akti jane se vajza 13 vjecare e ka kryer kete akt per xhelozi. Hetimet vazhdojne.

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen "18 shtatori", gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.