Riorganizimi i Rithemelimit, Teliti: E kemi tejkaluar ngërçin, tashmë opozita është e bashkuar

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Dorian Teliti në një intervistë në Ora News u shpreh se tashmë opozita shqiptare mund të konsiderohet plotësisht e bashkuar.

Teliti: Së pari procesi po ecën mjaft mirë.

Tashmë opozita shqiptare, PD mund të konsiderohet plotësisht e bashkuar.

PD të përgatisë veten e saj pëer zgjedhjet e ardhshme elektorale.

Bashkimi i ndodhur zyrtarisht ditën e djeshme ishte një nga lajmet më të mirë të viteve të fundit të Partisë Demokratike.

Unë Bardhin e njoh prej vitesh. Është një politikan i shkëlqyer.

Ka një eksperiencë dhe kontribut të madh në PD.

Bashkimi i djeshëm jo vetëm i Bardhit por edhe i deputetëve të tjerë, ishte vendimi i duhur që mori Këshilli Kombëtar.

Ne e kemi tejkaluar në diversitetet tona ngërçin, që kemi pasur gjatë këtyre dy viteve në PD.