Bardhi: Investimet Strategjike ligj i sponsorizuar, u shërben atyre që zaptojnë prona publike dhe pastrojnë paratë e krimit

Mazhoranca socialiste ka miratuar shtyrjen e afati për ligjin e Investimeve Strategjike deri në fund të 2024-ës, duke anuluar planin fillestar për ta shtyrë atë deri në fund të 2027-ës.

Pas përfundimit të grupit parlamentar, Gazment Bardhi, tashmë nënkryetar i Rithemelimit, u shpreh se ky është një ligj i sponsorizuar, dhe se në vend që t’i shërbejë interesit të qytetarëve, do t’i shërbejë atyre që sipas tij zaptojnë pronat shtetërore. Bardhi shtoi se deputetët  e mazhorancës nuk duhet të mbështesin këtë ligj.

Bardhi: Qeveria i hap rrugë shkatërrimit të zonave të mbrojtura. I bëj kërkese sërish presidentin mos ta dekretojë ligjin. Mazhoranca voton një ligj që përfitojnë vetëm 5 veta në Shqipëri. Ligji shërben vetëm për përfshirjen e krimit të organizuar si ajo e rastit të investitorit strategjik.

Nga një ligj që do i shërbente interesit publik, do i shërbejë vetëm atyre që zaptojnë pronat dhe pastrojnë paratë e krimit dhe korrupsionit. Kërkoj përgjegjshmëri nga deputetët e mazhorancës, nuk janë aty për t’i shërbyer Pëllumb Gjokës apo elementëve të tjerë për ligje të sponsorizuar.