Reagimi i Greqisë pas dënimit të Belerit/ Hasani: Respektojmë maksimalisht vendimet e gjykatave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2024, 13:11
Ministri i jashtëm, Igli Hasani iu përgjigj interesit të medias lidhur me reagimin e Greqisë pas dënimit një ditë më parë të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri.
“Shqipëria do të vijojë të respektojë maksimalisht vendimet e gjykatave, do të vijojë të mbështesë punën për reformën në drejtësi dhe do të vijojë të kryejë të gjitha detyrat që ne kemi për rrugën drejt BE cdo gjë tjetër është koment i panevojshëm" - u shpreh Hasani.
Një ditë më parë GJKKO vendosi të dënojë me 2 vite burg Fredi Belerin për korrupsion aktiv në zgjedhje.
