A do të trajnohen ushtarë ukrainas në bazën e NATO-s? Balluku: Jemi të gatshëm t’i mbështesim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2024, 12:53
Zëvendëskryeministrja nuk e ka përjashtuar mundësinë e trajnimit të ushtarëve ukrainas në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Në një komunikim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Balluku tha se baza ka të gjitha kushtet modern dhe është një aset që i përket NATO-s.
“Baza ajrore e Kucovës ëhstë një aset që i përket NATO-s. Në koodinim të plotë me NATO-n nëse do të shikohet e nevojshme, ne do të jemi të gatshëm t’i mbështesim dhe të bëjmë trajnimin e ushtarakëve ukrainas. Baza përmbush të gjitha kapacitetet dhe kushtet moderne si të gjitha bazat e tjera të NATO-s”, tha Balluku.
