Në 9 mars Rama mbledh kryebashkiakët e majtë në Shkodër, të pranishëm edhe ministrat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2024, 12:19
Të shtunën më datë 9 mars, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në Shkodër kryebashkiakët e majtë.
Mësohet se çështjet kanë të bëjnë me punën e deritanishme dhe një analizë e thelluar.
Gjithashtu pjesë e mbledhjes do të jenë dhe ministrat e drejtuesit e qarqeve.
Kryeministri Rama do të qëndrojë në Shkodër edhe në datë 10 ku do të ketë takime partie.