Petrit Vasili: Pensionistët nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili është shprehur se pensionistët janë gënjyer nga qeveria në rritje me bonuset pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Në një konferencë për mediat ai tha se pamundësia e pensionistëve për të paguar energjinë elektrike është e papranueshme.

“PL propozon që 250 KW në muaj energji të subvencionohen nga shteti për të siguruar nevojat bazike, si gatimi, ngrohja dhe higjena personale”, tha ai.