Bardhi: Jemi të gatshëm të gjejmë zgjidhjen për situatën në Kuvend, kërkesat tona janë kushtetuese

Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë për median së fundmi, gjatë së cilës ka shprehur gatishmërinë për të gjetur zgjidhjen për situatën në Kuvendin e Shqipërisë. Bardhi tha se vendi ynë ka nevojë për një parlament që funksionon.

Bardhi: Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe deputetëve të opozitës, dua të rikonfirmoj atë që kam konfirmuar gjithmonë: Shqipëria ka nëvojë për të patur parlament që funksion.

Edhe për shkak të thirrjes, kemi shprehur gatishmërinë tonë për të gjetur zgjidhjen për situatën në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkesat e paraqitura janë kushtetuese. Çështja e dytë që dua të sjell në vëmendje është se si Kuvendi i Shqipërisë vijon të jetë institucioni që mbron interesat e oligarkëve dhe kanë lënë në  harresë shtresat në nevojë të shoqërisë shqiptare.