''Do ngelim edhe 200 vjet kështu siç jemi'', Goci: Partitë edhe kur janë në pushtet, edhe kur nuk janë sillen njëlloj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2024, 21:17
Pedagogu dhe eksperti i komunikimit, Ervin Goci i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në mbledhjen e Këshillit të PD-së nuk pati asnjë lloj reforme strukturore.
Goci: Do ngelim edhe 200 vjet kështu sic jemi.
Këtu cudia është se partitë edhe kur janë në pushtet edhe kur nuk janë në pushtet kanë tendencën të sillen njëlloj.
Nevoja për reformin është e frikshme dhe rezistenca e kësaj është e frikshme.
Interesin se cfarë ndodh në PD e kam të pjesshëm.
Nuk pati asnjë lloj reforme strukturore rrënjësore.
Kjo parti sic është nuk ecën.
Duhet ti marrësh gjërat nga fillimi.
Është krizë e sistemit politik.
