Eksportet bien me 29%, INSTAT: U shit më pak energji, minerale, fasoneri dhe material ndërtimi
Viti ka nisur me rënie prej 29 për qind të mallrave shqiptare të nisura drejt shteteve të tjera. Instat shprehet se energjia, mineralet, fasoneritë dhe materialet e ndërtimit kanë pësuar tkurrjen më të madhe.
Nga ana tjetër rritje është shënuar për importet duke ndikuar në rritjen e defiçitit tregtar
Mallrat made in albania drejt evropës dhe vendeve të tjera kanë shënuar një rënie prej 29 për qind në janar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar dhe me 20 për qind krahasuar me dhjetorin.
Instat raporton se vlera e produkteve të shitura ka shkuar në 29 miliardë lekë .
Është energjia elekrtike dhe mineralet që kanë sjellë ndikimin më të lartë me 19 pikë për qindje më pak të shitura në këtë fillim të vitit.
Por edhe fasoneritë dhe materialet e ndërtimit shënuan tkurrje me 5 dhe 4 për qind. Një trend pozitiv me një shtesë të lehtë shënohet për produktet kimike e plastike si dhe ushqime pije e duhan
Kosova dhe gjermania janë dy shtete që kanë bërë më pak blerje nga shqipëria, ndërsa rritje ka pasur në kroaci dhe në austri
importet nga ana tjetër shënuan ritje me 3,4 për qind ku shifra e blerjeve shkoi në 60 miliardë lekë. Kjo ka ndikuar edhe në shtesë të deficitit tregdar me 88 për qind krahasuar me janarin e shkuar por me rënie me 13 për qind krahasuar me dhjetorin.
“Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” janë produktet që janë future më shumë nga shtet të tjera drejt vendit tonë
kompanitë e importit duket se kanë bërë më shumë blerje në greqi me rritje prej 36 për qind, ndërsa rënie është shënuar më shumë nga spanja.
Gjithësesi tregu evropian është zona ku kryhen më shumë shkëmbime tregtare.
