Shena: Futja e energjisë së gjelbër, automatikisht kërkon adaptimin e teknologjisë së re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2024, 16:25
Drejuesi dhe themeluesi i fondacionit ‘’Feeding Albania’’, Oltion Shena i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News, foli për propozimin e komisionit europian për uljen prej 90% të emetimeve të gazrave në BE deri në vitin 2040 dhe a do ndikojnë këto masa në reduktimin e prodhimit të ushqimit.
Shena: Sistemet agroushqimore janë shumë komplekse.
Janë vazhdimisht të ndryshueshëm. Të gjitha politika duhet të jenë aktive.
Nuk ka politika që zbatohen cdo 10 vjeçar.
Edhe vetë zhvillimi i teknologjisë, futja e energjisë së gjelbër, automatiksiht kërkon që të kemi një adaptim të shpejtë dhe të vazhdueshëm të teknologjisë së re.
Shteti dhe individi duhen të kenë më shumë besim sesa aktualisht kanë në Shqipëri për njëri tjetrin.
