Krizë për shoferë, kërkohen mbi 500 drejtues të urbanëve në gjithë vendin

Transporti publikpo gjëndet në vështërsi vështërsi që prej kohës së pandemisë, dhe situata vazhdon të përkeqësohet. Mungesa e shoferëve bëhet një problem ku sipas kreut të transportit urban dhe interurban tregut I mungojne rreth 500 shoferë .

Urbanët mund të mbeten në stacione e parkime, por jo më për mungesë karburanti apo udhëtarësh, për për shkak se ska kush ti drejtojë!

Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Mema, thotë se ata kërkojnë mbi 500 shoferë.

‘’Aktualisht që flasim ne kemi nevojë si sektor në tërësi, duhen mbi 500 shofera në transportion publik.

Ajo që kemi kërkuar ne edhe si nxitje është rritja e pagës minimale deri në 90 mijë lekë të reja’’, tha Mema.

Memaj thotë se transporti public është gjendur në vështërsi që prej kohës së pandemisë e sitata sa vjen dhe rëndohet.

‘’Transporti publik që nga koha e pandemisë  nuk ka gjetur qetësi edhe në raport me punonjësit.

Sepse u ndërpre transporti për një kohë të gjatë edhe kishim ikje massive të shoferëve’’, tha Mema.

Zgjidhje sheh dhe ndihmën e shtetit.

‘’Vetëm rritja e nivelit të pagave. Por rritja e pagave është e lidhur drejtpërdrejt me subvencionet nëse do japë qevria për plotësimin e kërkesave ekonomike’’, tha Mema.

Për të rritur cilsësin e shërbimit në transportin publik,me herët shoqata ka kërkuar ndërhyerje në infrastruikturë dhe lehtësim të taksave.