Londër, më 26 shkurt do mbahet Samiti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor
Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024 do të mbahet në selinë e BERZH-it në Londër të hënën më 26 shkurt. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë të gjashtë krerët e qeverive nga rajoni, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Qëllimi i Samitit është të nxjerrë në pah mundësitë e mundshme për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare.
Ky është samiti i gjashtë i BERZH-it i këtij lloji; Samiti inaugurues i Ballkanit Perëndimor u zhvillua në BERZH dhjetë vjet më parë, në shkurt 2014 dhe, për herë të parë, mblodhi së bashku të gjithë kryeministrat e rajonit.
Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH-in. Sot, BERZH mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri më sot.
Pika kryesore tradicionale e Samitit – “Sesioni i Kryeministrave” interaktiv – do të shohë që liderët rajonalë dhe presidenti i BERZH-it t’i drejtohen audiencës me vizionin e tyre të përgjithshëm për rajonin, projektet kyçe rajonale dhe mundësitë për investime në nivel rajonal dhe në secilin të vendeve të rajonit, ku përfshihen Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Sesioni do të ketë pyetje dhe përgjigje të zgjeruara me investitorët e huaj.
Rendi i ditës
Ora 8.00 – 8-55 Ardhja e Kryeministrave
9.00 – 9.30 Hapja e Samitit. Adresa e mirëseardhjes
Odile Renaud-Basso, President, EBRD
Përfaqësues i nivelit të lartë të BE-së (tbc)
9.30 – 11.00 *Seancë interaktive me pjesëmarrjen e gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë pyetje dhe përgjigje të zgjeruara me investitorët e huaj


