Pensionet dhe pagesat online, eksperti: Ulin kohën në sportele, rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
Ekspertët vlerësojnë se se digjitalizimi i shërbimeve financiare, përfshirë edhe pensionet, do të ndikojë në uljen e kohës së harxhuar në sportele dhe luftën kundër informalitetit.
Mateo Spaho, thekson si rrezik ekspozimin ndaj sulmeve kibernetike, dhe aksesin e të moshuarve në teknologji.
Digjitalizimi i sherbimeve financiare ul kohën e hartuar në sportele, por rrit ekspozimin ndaj sulmeve kibernetike!
Këto janë dy këndvështrimet që eksperti Mateo Spaho i sheh kushtet qe qeveria u vendosi bankarave për pagesat online!
‘’Digjitalizimi e thjeshtëzon jetën, bën të kursesh kohë. Por nga ana tjetër, krijon rrisqe të reja sic janë sulmet kibernetike’’.
Të dyja sipas Spahos tregojnë nevojën e vendit për më shumë ekspertë IT.
‘’Edhe në këtë rast që merr një rëndësi të vecantë, është pjesa e IT pjesa e teknikëve.
Lufta ndaj informalitetit është një tjetër anë pozitive e heqjes së parasë KESH nga qarkullimi.
‘’Paraja e digjitalizuar është qartazi më e detekueshme’'.
Sa i takon pensionieve , Spaho thekson se jo te gjithe pensionistet kane akses ne teknologji.
‘’Kam përshtypjen se e kemi filluar nga gjëja më e fundit që kishim nevojë. Pensionisët është e vështirë të hyjnë në aplikacionet celulare’’.
Në tryeze me bankat kryeministri Rama u tregua kritik ndaj tyre sa i takon ecurise se ketij procesi duke e cilesuar ate si te vonuar.
Afati per zbatimin e marrjes se pensioneve online dhe sherbimeve te tjera nepermjet platformes open banking eshte lene qershori i ketij viti.
