Sukses në luftën kundër tumorit, Spitali Ama Vita shpëton mrekullisht pacienten me masë tumoriale 7kg

Ekipi i përkushtuar i kirurgënve onkolog në spitalin Ama Vita  arritën të kryejnë me sukses një operacion për heqjen e tumorit.

Me në krye profeson Agim Karaj dhe me teknikat kirurgjikale të përparuara u arrit që të hiqet me sukses një masë tumoriale prej 7 kg.

‘’Është një operacion i rrallë. Janë tumore që shkaktohen nga mbeturinat e kolonës vertebrale.

Masa ishte gati 7 kilogram. U arrit me sukes’’, tha profesor Karaj.

Vetë pacientja falenderon spitalin Ama Vita që bëri rimëkëmbjen e plotë të saj, dhe doktor Agim Karaj.

‘’Erdha në një gjendje shumë të rënduar. Brenda dy ditëve unë u cova në këmbë. Faleminderit doktor’’, tha pacientja.

Per spitalin Ama Vita ky operacion është një fitore që nxit shpresë dhe i frymëzon për shërimin e gjithë pacientëve.