FOTO/ Sylvinhos dhe Zabaletas i shkon rruga dëm, kamera i fokuson në ndeshjen e Fulham. Broja në shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2024, 18:06
Fulham po luan kundër Aston Villas në Londër për raundin e 25-të në Premier League.
Në "Creven Cottage" janë prezent edhe trajneri i Kombëtares Sylvinho dhe ndihmësi i tij Zabaleta.
Stafi i kuqezinjve dëshironte të ndiqte nga pranë Armando Brojën, me sulmuesin që për shkak të një gjendje gripale ka mbetur në shtëpi dhe i pagrumbulluar nga Fulham.
Trajneri dhe stafi kuqezi pritet të ketë një takim "kokë më kokë" me sulmuesin 22-vjeçar.
