VIDEO/ Barazim mes Laçit dhe Dinamos, blutë ngjiten në vendin e pestë
Laçi barazoi 1-1 me Dinamon në shtëpi në sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Superiores, një rezultat që nuk i ka bërë punë asnjë prej skuadrave.
Ishin kurbinasit ata që e nisën më kërkues sfidën, duke provuar disa herë në portën e Salit, por pa mundur të gjenin golin e avantazhit, gjë që erdhi nga krahu tjetër me Denison në rastin e parë të bluve.
Në pjesën e dytë u rritën më shumë luftimet në mesfushë, me shumë lojtarë që u ndëshkuan me kartonë të verdhë.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 71’ me Qaton, i cili lëshoi një predhë nga distanca që u ndal në trekëndëshin e portës.
Kështu Laçi bie në vendin e 7-të me 29 pikë duke qëndruar mes luftës për mbijetesë dhe “Final 4”, ndërsa Dinamo vazhdon në vendin e 5-të me 32 pikë, 2 më pak se Tirana e vendit të katërt, por me një ndeshje mangët për të luajtur.
Golat:
https://streamin.one/v/93d2186e
https://streamin.one/v/075891f9
