VIDEO/ Neymar rikthehet në stërvitje, por tashmë i ngjason … Ronaldos

Neymar Jr, është rikthyer në stërvitje për herë të parë pas një dëmtimi të rëndë dhe tifozët kanë vënë re se ai është shëndoshur si kurrë më parë. 32-vjeçari brazilian pësoi dëmtimin më të rëndë të mundshëm, pasi katër muaj më parë këputi ligamentet e kryqëzuara të përparme të gjurit.

Neymar kreu terapi të dhimbshme, të cilat i ndante rregullisht në rrjetet sociale. Lotët nuk u përjashtuan gjatë seancave të terapisë, por Neymar u rikthye ditën e enjte duke bërë stërvitjen e parë te Al Hilal.

Megjithatë, tifozët vunë re një peshë të tepërt, e cila deri diku është e pritshme për dikë që ndal procesin stërvitor për një kohë të konsiderueshme dhe që nuk mund të lëvizë për një kohë.