Erkand Qerimaj, nënkampion i Europës në Peshëngritje

Shqipëria vijon të korrë suksese në peshëngritje.

Erkand Qerimaj ka arritur të dalë i dyti në stilin e shtytjes në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që është duke u mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

Peshëngritësi nga Shkodra arriti të ngrijë shtangën me peshë 155 kilogramë, duke u renditur i dyti.