Bundesliga/ Dortmundi ndalet nga Wolfsburgu, Hoffenheim mundet në shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2024, 18:02
Borussia e Dortmundit u ndal në barazim 1-1 në fushën e Wolfsburgut, rezultat që nuk e ndryshon vendin e saj në renditje (vendi i katërt), por u jem mundësi skuadrave që synojnë zonën Champions të shkurtojnë diferencën.
Në “Walkswagen Arena” miqtë shënuan që në minutën e tetë me Fullgrug, por pa mundur të ruanin epërsinë.
Pas shumë përpjekjesh, “Ujqërit” e gjetën golin e barazimit me Gerhardt në të 63-tën.
Ky ishte edhe rezultati përfundimtar, pasi në minutat e mbetura të dyja skuadra u treguan të kujdesshme për të mos pësuar.
Rezultatet:
Darmstadt – Stuttgart 1-2
Heidenheim – Bayer Leverkusen 1-2
Hoffenheim – Union Berlin 0-1
Mainz – Augsburg 1-0
Wolfsburg – Dortmund 1-1
