Liverpooli mund me ''poker'' ekipin e Strakoshës, por Klopp ''qan'' dëmtimet e dy lojtarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2024, 17:08
Liverpuli ka marrë fitoren e dytë radhazi në Premier Ligë, kësaj radhe kundër Brentfordit me rezxultatin 1-4 dhe vazhdon marshimin në kreun e renditjes.
Një fitore me dhimbje për “Reds”-at e Klop, të cilët dhe pse dominuan takimin, humbën Diogo Zhotën dhe Kërtis Xhons për shkak të dëmtimeve.
Por ajo që e bën të buzëqeshë teknikun gjerman është rikthimi i Salah, i cili dha spektakël me një gol dhe një asist.
