Luis Suarez: Inter Miami do të jetë klubi i fundit në karrierën time

Sulmuesi Luis Suarez ka folur rreth transferimit të tij në Major League Soccer tek skuadra e Inter Miami. Uruguajani tashmë është bashkuar me shokët e tij tek Barça: Messin, Jordi Alban dhe Sergi Busuquets.

Javën e ardhshme do të nis rrugëtimi i Inter Miami në Major League Soccer. Klubi i David Beckham synon titullin dhe me katërshen katalanase ata janë favoritë për t’u kurorëzuar kampion në futbollin amerikan.

Suarez gjithashtu synon të përsëris sukseset tek Barça me shokët e tij edhe në kontinentin amerikan.

Ditën e djeshme para ndeshjes së fundit përgatitore para fillimit të sezonit të ri, sulmuesi bëri me dije se Inter Miami do të jetë skuadra e fundit në karrierën e tij.

“Po, Inter Miami do të jetë klubi i fundit i karrierës sime. Unë jam i sinqertë dhe tashmë familja ime e di këtë. Jam i përgatitur për këtë sfidë të fundit, është e lodhshme sepse duhet të mendoj që tani për atë që do të vijë më pas”, tha Suarez.