VIDEO/ Skënderbeu fiton bindshëm ndaj Erzenit dhe i afrohet zonës ''Final Four''

Skënderbeu ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, duke mundur Erzenin për t’u kthyer edhe një herë në garë për një vend në katërshen e parë.

Skuadrën korçare e ndihmuan shumë dy gola të shpejtë përballë shijakasve, duke e parë veten në avantazh të dyfishtë që në minutën e 7 të duelit.

Kjo bëri që Skënderbeu të ishte më i qetë në administrimin e rezultatit, teksa u ndihmua edhe nga pritja e portierit Alia ndaj penalltisë së Kahrimanoviç.

Goli i Janaqit në pjesën e dytë i vuri vulën fitores 3-0 që çon Skënderbeun vetëm 3 pikë larg zonës së “Final Four”.

Kurse Erzeni e sheh veten përsëri në zonën e ftohtë të kampionatit dhe me një situatë që vështirëson shumë objektivin e qëndrimit të këtij ekipi në elitë për një tjetër sezon.

Golat:

https://streamin.one/v/65fb1c2c

https://streamin.one/v/8334554d

https://streamin.one/v/be341b24