Renditja e UEFA-s/ Udhëheq Italia, do të ketë 5 ekipe në Champions

Pas fitoreve të Lazios dhe Milanit, si dhe barazimit të Romës, Italia ka pasur një javë mjaft pozitive në Kupat e Europës. Tani ëndrra për një skuadër të pestë italiane në Ligën e Kampionëve 2024-2025 duket shumë më afër.

Kujtojmë se këtë privilegj do ta kenë vendet që pozicionohen në dy vendet e para të kësaj renditjeje të UEFA-s.

Italia është e vetmja, së bashku me Francën, ndër federatat më të mira që i ka ende në garë të gjitha skuadrat e saj në Kupat e Europës: Interi, Milani, Napoli, Lazio, Fiorentina, Roma dhe Atalanta.

Është thelbësore që ekipet italiane të shkojnë sa më larg. Ndërsa Italia konsolidon vendin e parë të renditjes së UEFA-s, Gjermania kalon Anglinë.

RENDITJA 2023-2024

1. Italia – 14.714 pikë (një vend shtesë në Champions League)

2. Gjermania – 13.928 pikë (një vend shtesë në Champions League)

3. Anglia – 13.875 pikë

4. Spanja – 12.937 pikë

5. Franca – 12.250 pikë

6. Republika Çeke – 12.000 pikë

7. Belgjika – 11.800 pikë

8. Turqia – 11.500 pikë

9. Holanda – 9.000 pikë

10. Portugalia – 8500 pikë