PARTIZANI-TIRANA/ Të kuqtë në festë, Cara përmbys rezultatin me një aksion spektakolar

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ndez sot kryeqytetin, me një sfidë e cila pritet të dhurojë një luftë të fortë, pasi të dy skuadrave u duhen medoemos pikët për të shmangur një krizë e për të rrezikuar vendin në katërshen e parë.

Trajneri Shehi i ka besuar edhe në këtë sfidë dyshes Mba-Skuka nga minuta e parë, edhe pse në ndeshjen e fundit loja ofensive e ekipit me ta në rreshtim la për të dëshiruar.

Ndërsa trajneri Ahmataj ka vendosur të mbajë në stol Patrik në këtë sfidë, si opsion rezervë për vijimin e duelit ku kërkon me çdo kusht një rezultat pozitiv.

42’ GOOOL PARTIZANI! Aksion si shkëlqyer në krahun e majtë të të kuqve, sfera shkon te Cara në zonë dhe ky i fundit nuk gabon duke përmbysur rezultatin.

36’ Deliu ndëshkohet me karton të verdhë pas nëj faulli ndaj Maget.

35’ Në goditjen nga këndi, Lushkja gjuan dhe mbrojtësit bllokojnë sferën që po shkonte drejt portës.

35’ Murataj rrezikon autogolin me një largim të topit në fundore pas një harkimi të Lushkjes. 

34’ Tjetër mundësi e mirë për të kuqtë për të shënuar me Skukën i cili niset drejt portës, por këtë herë ndalet saktësisht nga Abdullahu.

31’ GOOOL PARTIZANI! Skuka shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

29’ Penallti për Tiranën. Abdullahu gabon në largimin e një topi në zonë dhe pastaj bën faull ndaj Skukës, me Feratajn i cili nuk ka dyshime.

27’ Të kuqtë kërkojnë përsëri Skukën me një top të gjatë në të djathtën, sfera shkon në fundore.

24’ Cara nga e majta shmang një futbollist dhe pason në qendër të zonës për Rrpajan, por mbrojtësit ndalojnë sferën dhe spastrojnë.

23’ Haxhiu tenton të gjejë golin me një gjuajtaje nga distanca në të majtën, sfera shkon larg katërkëndorit të Hoxhës.

22’ Një top interesant në thellësi për Skukën nuk arrihet nga sulmuesi dhe sfera ndalet në duart e portierit.

20’ Loja ndalet pak çaste pas një përplasje kokë më kokë mes Sembene dhe Latifit, për fat të mirë pa pasoja për dy lojtarët. 

16’ Abdullahu gabon në nisjen e lojës, por Skuka vonohet m4e topin në këmbë para zonës dhe mbrojtësit i heqin mundësinë për të rrezikuar.

14’ Rrapaj është futbollisti i radhës i të kuqve që tenton të depërtojë në qendër të zonës, Lulaj i largon sferën nga këmbët.

13’ Dy goditje këndi radhazi të Partizanit. Tek e dyta, topi mbetet në zonë dhe mbrojtja bardheblu largon me vështirësi rrezikun.

9’ Meta nis një top në thellësi për Haxhiun, ky i fundit nuk kontrollon siç duhet në krahun e majtë dhe sfera shkon në fundore.

7’ GOOOL TIRANA! Latifi finalizon një aksion të shpejtë të bardhebluve të Abazajt në krahun e djathtë.

5’ Mba merr një pasim në pozicion ballor jashtë zonës dhe gjuan menjëherë por fluturon topin mbi traversë. (VIDEO)

1’ Nis derbi në “Air Albania”.