FSHF vendos për arbitrat që do vendosin drejtësi në derbin Partizani-Tirana

FSHF i beson për herë të parë derbin e kryeqytetit arbitrit Olsid Ferataj. Në mungesë të Enea Jorgjit dhe Eldorian Hamitit, të angazhuar në Ligën e Konferencës, disenjatori i arbitrave, Sokol Jareci, ka vendosur që të arbitrojë Ferataj.

Ndërkohë asistentë do të jenë Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla, ndërsa në VAR Kreshnik Bajramaj. Ndeshja Partizani-Tirana luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Arbitër kryesor: Olsid Ferataj;

Anësorë: Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla;

VAR: Kreshnik Bajramaj