“Diplomacia ekonomike” në optikën e studiuesit Emiljo Çika: Hulumtime të reja mbi zhvillimin ekonomik të Shqipërisë
Në kohën kur globalizimi sjell sfida të mëdha për vendet, diplomacia ekonomike cilësohet si një nga sektorët më të rëndësishme të diplomacisë, por edhe ekonomisë.
Pikërisht “Diplomacia ekonomike” është libri Monografik, i studiuesit Emiljo Çika, i cili sjell hulumtime të reja mbi zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Studimi përqendrohet veçanërisht te mënyra si u zhvillua diplomacia ekonomike e Shqipërisë pas viteve ’90.
“Kritika është ajo që të çon përpara. Dhe mënyra se si ti e shikon apo të paraqitet kritika është edhe ajo e cila vë në ngasje për ta parë veprën edhe në një këndvështrim tjetër”, shprehet autori.
Në kontekstin botëror, diplomacia ekonomike është shndërruar në një nga mjetet më të rëndësishme të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare.
Ky studimi përmbush nevojën e librit akademik në Shqipëri lidhur me këtë temë, pasi për arsye të veçantisë së fushës, mungon në botimet në Shqipëri.


