FOTO/ Me emrin e tij po kërkojnë para në rrjete, gazetari Blendi Fevziu apelon: Bëni kujdes! Është mesazhi i tretë që marr

Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka denoncuar përmes rrjeteve sociale hapjen e profileve fallto me emrin e tij, ku persona të paidentifikuar kanë nisur të santazhojnë në rrjetet sociale me emrin e tij.

“Është mesazhi i tretë që marr nga persona të ndryshëm, të cilëve ju shkruajnë në emër tim nga profile fallco.

Pothuajse të gjithë kërkojnë lekë si në mesazhin bashkëngjitur.

FOTO/ Me emrin e tij po kërkojnë para në rrjete, gazetari Blendi

Profili im këtu dhe në facebook është profili i certifikuar. Vetëm ky profil @blendifevziu”, sqaron Blendi Fevziu.