Si mund të shkruhen tingujt e shpirtit? Shkrimtarja Ambra Hysa: Dashuria është oksigjen për zemrën, nuk festohet vetëm një ditë
Sot, dita e dashurisë? Festojmë diçka që shihet qartë dhe ndjehet në ajër! Ashtu siç shihen në ajër dhe dashuri të tradhtuara dhe zhgënjyese!
Edhe ato dashuritë e mëdha mes nënave dhe bijve të saj.
Dashuria nuk festohet një ditë në vit sepse kështu ka vendosur kalendari, ajo së pari duhet provuar dhe dhuruar pa iluzione dhe gënjeshtra.
Dashuria është mënyrë e të jetuarit dhe të sjellurit me botën, ashtu siç nuk duhet të jetë një pretekst për të festuar.
Dhe për të mësuar më shumë se si mund të përshkruhet me fjalë zëri i zemrës, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte shkrimtarja e “trëndafilave”, Ambra Hysa, e cila rrëfeu kuptimin e kësaj fjale që përfshin gjithë botën e vigël që gjithsecili prej ka në jetën e tij.
“Për mua dashuria është një udhëtim emocional i cili ka përmbush, na përul dhe na lartëson. Nuk do të guxoja ta quaja të verbër, por dashurinë do ta përkufizoja një oksigjen për zemrën dhe një formë për të jetuar shëndetshëm dhe për të jetuar të lumtur.
Dashuria është kudo, nuk festohet vetëm një ditë. ajo është një ndjesi që ne i dhurojmë, partnerit, prindërve, fëmijëve, shokut, shoqes, kolegëve, gjithçka rreth nesh përmban atë energjinë e bukur që vetëm dashuria e dhuron këtë emocion të pastër”, u shpreh ndër të tjera, shkrimtarja Ambra Hysa.


