Ja kuptimi i “Shën Valentinit”/ Nora Malaj: Njerëzit mundohen të paraqesin anën e tyre të ndritshme

Për pedagogen Nora Malaj atmosfera e krijuar këtë të mërkurë me rastin e Shën Valentinit, që njihet dhe si dita e Dashurisë, në kryeqytetin shqiptar ishte shumë ndjellëse.

“Kjo dhe për faktin se e kuqja në natyrën e saj sot ndjehet më mirë. Ato dyqanet me lulet e bukura, ato tullumbacet e kuq e vendosura nëpër të gjitha këto bizneset e vogla për të joshur qytetarët dhe ajo dëshira për të ndjerë energjinë e mirë dhe ndjen që në fund të ditës kupton vetë filozofinë e jetës: dashuria dhe dashuria e njeriut për njeriun.

Dashuria është një element shumë universal që e bën realitetin më të bukur dhe kohën më të ngrohtë, e bën dhe diellin më të këndshëm, e bën dhe bisedën më të bukur.

Dhe njerëzit në këtë ditë mundohen të paraqesin anën e tyre të ndritshme, dhe jo anën problematike”, theksoi ndër të tjera, Nora Malaj gjatë një intervistë të zhvilluar në studion e lajmeve në “Ora News”.