14 Shkurti/ 62 vite bashkë dhe dashuria i ndrin në sy. Njihuni me rrugëtimin e veçantë të bashkëshortëve në Tiranë
Dashuria nuk njeh moshë! Nëse kjo është thjesht dhe vetëm një shprehje, Hasan dhe Zemere Hamzollari janë mishërimi real i saj.
Prej 62 vitesh janë bashkë, në një rrugëtim që bashkëshorti 85-vjeçar thotë se ka qenë sa i vështirë aq edhe i lumtur.

Nga fryti i dashurisë së tyre kanë sjellë në jetë 5 fëmijë, por që sot e 20 vite jetojnë vetëm të dy pasi fëmijët janë martuar

Në ditën e të dashuruarve e gjetëm teksa shëtiste te Liqeni Artificial. Është hera e parë që nuk e feston këtë ditë me të shoqen, për arsye që ai vetë i tregon.
Është vërtet emocionues mënyra se si Hasani e përshkruan gruan.
Edhe Tirana ishte e zbukuruar në ditën e të dashuruarve, me çiftet që shfrytëzuan motin e mirë për të dalë ndërsa kanë ndarë dhe urime.

Shitësit e luleve thonë se ka pasur shitje të konsiderueshme, po edhe dhurata të ndryshme.
Madje edhe moti ka përkëdhelur dashurinë, duke sjellë temperaturë optimale dhe diellin që shkëlqen mbi natyrën e vezulloi gëzimin mes të dashuruarve.


