Muzeu Britanik rikthen gurët e çmuar të shpallur të zhdukur, Koleksioni i prezantohet publikut
10 gurë të çmuar që ishin shpallur të zhdukur nga Muzeu Britanik janë vendosur këtë të enjte në një koleksion. Ato janë mes qindra artikujve të rikthyer
Muzeu Britanik ka shpalosur një ekspozitë të re këtë të enjte, me artikuj që janë raportuar të vjedhur më parë, por që kanë mundur t’i rikthehen institucionit.
E emërtuar “Rizbulimi i gurëve të çmuar” publiku gjen mes të tjerash 10 gurë të çmuar që u shpallën të humbur në gusht 2023, koha kur muzeu njoftoi se deri në 2 mijë objekte nga depot e tij mungonin ose dëmtuar.
Një perlë e lashtë prej xhami me shirita jeshil, të bardhë dhe blu që tregon perëndinë romake të verës dhe kënaqësisë, Baçhus, që daton nga shekulli I para Krishtit; dhe një në të verdhë që përshkruan perëndinë greke Zeus në formë shqiponje.
Gurët e çmuar, të gdhendura ose të derdhur në xham kanë qenë shumë të lakmuar për shekuj, dhe konkurrenca për t'i blerë ato ka qenë e ashpër, veçanërisht në shekullin e 18-të.
Por vlera e tyre fillojë të bjerë në shekullin e 19-të, pjesërisht sepse popullariteti kishte çuar në krijimin e falsifikimeve që u kaluan si romake dhe greke.
Dhe ky mund të jetë një shpjegim pse shumë prej gurëve të çmuar të muzeut u lanë të paregjistruara, gjë që e bëri më të lehtë vjedhjen e tyre.
Drejtori i përkohshëm, Sir Mark Jones deklaroi se 356 artikuj janë arritur të rikthehen nga gjashtë koleksionistë të ndryshëm, ndërsa 500 të tjera janë dëmtuar.
“Për shkak të shpërndarjes së tyre në gjithë botën, procesi ka qenë i ngadaltë dhe i vështirë”, shtoi ai duke theksuar se duhen shumë vite për të rikuperuar mbi 1600 sendet e vjedhura.


