VIDEO/ Një autogol vendosi derbin e Italisë, Interi merr arratinë pas suksesit ndaj Juventusit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2024, 08:00
Interi “pa frena” në Serinë A.
Zikaltërit e Inzagit mposhtën Juventusin në “derbin e Italisë” me shifrat 1-0, duke marrë arratinë në Serinë A.
Autogoli i Gatit në minutën e 37-të, ishte ai që vendosi sfidën.
Skuadra e Inzagit tashmë e shikon veten në vendin e parë me 4 pikë diferencë dhe një ndeshje më pak se Juventusi.
Ky ishte suksesi i 18-të në 22 javë për zikaltërit, ndërkohë që për Juventusin kjo ishte humbja e dytë në kampionat.
Në duelin e radhës, Interi do të përballet në transfertë ndaj Romës, ndërkohë që Juventusi pret në shtëpi Udinezen.
Goli:
https://streamin.one/v/12d76b03
