Presidenti i Erzenit, Julian Balla flet ekskluzivisht në Ora News: Jam i pakënaqur nga arbitrimi, kemi dy ekipe
Në “Ora Sport” presidenti i Erzenit, Julian Balla u shpreh se nuk është i kënaqur në raport me renditjen ku ndodhen momentalisht, pasi është investuar shumë.
Ai shtoi se në disa raste ndoshta mund të iu jenë hequr diçka që na takonte, duke përmendur episode kur na është hequr me dashje.
Balla: Nuk jam i kënaqur me renditjen sepse mundimi e puna, e investimi ka qenë për të arritur diçka më shumë se ku jemi, apo më shumë se në fazën e parë. Me atë ekip që ishim meritonim ato pikë, ndoshta mund të na jetë hequr diçka që na takonte. Kemi një episod kur na është hequr me dashje.
Ndërsa te pjesa e fazës që ka filluar jemi të prekur si ekip, të gjithë. Kemi bërë një investim dhe filluam një investim nga e para. Kemi bërë një dopio skuadër. Investimi më i gabuar ishte që hoqëm portierin.