VIDEO/ Skuka shpëton Partizanin nga humbja në minutën e fundit, vetëm barazim ndaj Egnatias

Partizani dhe Egnatia janë ndarë në barazim 1-1 ditën e sotme në “Arenën e Demave”.

Të parët që kaluan në avantazh ishin rrogozhinasit me një super gol.

Spahiu lëshoi një goditje potente nga distanca dhe mposhti Qirkon në minutën e 59’.

Pas shumë përpjekjesh për të të barazuar, Partizani ia del në fundin e lojës.

Në minutën e 90’, ishte Skuka i cili shpëton Partizanin nga humbja.

Me këtë rezultat, Egnatia ndodhet në vendin e parë me 47 pikë, ndërsa Partizani në vendin e dytë me 37 pikë.

Golat:

https://streamin.one/v/680f7bf2

https://streamin.one/v/3707cdfa