VIDEO/ Teuta mund me tre gola Skënderbeun dhe rihap luftën për mbijetesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2024, 17:56
Teuta ka fituar 3-0 në “Niko Dovana” përballë Skënderbeut, në sfidën e javës së 22-të të “Abissnet Superiore”.
Durrsakët dominuan pjesën e parë të takimit, me korçarët që nuk krijuan asnjë rast të rrezikshëm
Goli i parë erdhi me Dacin në minutën e 18’, teksa në fundin e pjesës së parë ishte Peposhi me një penallti dhe sërish Daci për të thelluar rezultatin.
Pjesa e dytë ishte e fjetur, me të dyja skuadrat që nuk patën raste të pastra për të shënuar.
Kështu Teuta largohet nga vendi i parafundit me 21 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e shtatë me 25 pikë, duke u rihapur dhe njëherë lufta për mbijetesë.
Golat:
https://streamin.one/v/7d0c8711
https://streamin.one/v/28c07187
https://streamin.one/v/95f3d3c9
