Historike në futbollin shqiptar, klubi i Kategorisë së Dytë emëron në krye të skuadrës një trajnere femër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2024, 16:47
Shkumbini ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vladimir Gjoni dhe në krye të skuadrës do të vendoset turkja Ilknur Aktash.
Prej disa kohësh ajo ka qenë pjesë e klubit peqinas si zëvendës trajnere dhe tashmë duket se do të marrë drejtimin e skuadrës së parë.
Aktash do të qëndrojë në krye të Shkumbinit deri sa të gjendet trajneri i ri që do të marrë drejtimin e ekipit.
