VIDEO/ ''Çmenduri'' me 5 gola në Kukës, dy penallti me VAR i japin fitoren me përmbysje Tiranës ndaj verilindorëve
Tirana ka arritur të mposhtë me përmbysje Kukësin në transfertë me rezultatin 2-3, e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.
Sfida nisi më mirë për verilindorët, me Çelën që kërkoi të debutonte me fitore.
Ishte Salami në minutën e 15’ që kaloi në avantazh vendasit, por pas një gabimi të portierit Tafas, Latifi rivendosi baraspeshën në minutën e 28’.
Ishin sërish verilindorët që shënuan me Dragoshin në minutën e 39’, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Përmbysja erdhi në pjesën e dytë, vetëm falë dy penalltive të cilat u konfirmuan me sistemin VAR.
Në minutën e 69’, ishte Abazaj që nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, pas një prekje të topit me dorë nga ana e Dragoshit.
Në minutën e 89’, ishte i sapofuturi Patrik, i cili ktheu në gol penalltinë që e fitoi po vetë.
Kështu Tirana shkon në kuotën e 33 pikëve, duke u ngjitur momentalisht në vendin e tretë, ndërsa Kukësi vazhdon në vendin e parafundit me 19 pikë.
Golat:
https://streamin.one/v/c198a3d0
https://streamin.one/v/415244d4
https://streamin.one/v/54a4f850
https://streamin.one/v/479317b4
https://streamin.one/v/aa502b64
