Berisha paralajmëron Ramën: Nëse një fije floku i preket Arben Ahmetajt, do ta pësojë rëndë ai dhe familja e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie, paralajmëroi Kryeministrin Edi Rama se qoftë një fije floku t’i preket ish-zëvendësit të tij Arben Ahmetaj pas deklaratave që tronditën vetë PS-në, atëherë ai do ta pësojë rëndë së bashku me familjen e tij.

Berisha tha se Ahmetaj u tregoi shqiptarëve se kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama dhe pronari i djegësit të Tiranës, Erion Veliaj.

“Të dashur miq! Askush nuk e ka sulmuar me fakte më shumë se Sali Berisha, Arben Ahmetajn.

Por në rast se ju kujtohet, kur kërkuan arrestimin e tij dhe lexova dosjen konstatova dhe u deklarova publikisht se me këtë akt akuzë, e kanë ndihmuar Arben Ahmetaj.

Se me këtë akt akuzë, Arben Ahmetaj, del krejtësisht i pafajshëm.

Me akt akuzën që Altin Dumani kishte formuluar ndaj Arben Ahmetajt, implikonte veten këmbë e kokë si një njeri i keqpërdorur nga Rama, pasi kërkonte të mbulonte të gjithë krimin monstruoz të Edi Ramës me firma që nuk ishin të vendosura nga Arben Ahmetaj.

Kërkonte ti atribuonte atij, fuqinë e kryeministrit.

Kërkonte ti atribuonte atij, projektet e kryeministrit.

Kjo ishte pra një kokë turku, ashtu siç u shprehën avoketërit e tij dhe siç e kuptuar shumica e njerëzve.

Por me fjalën e tij mbrëmë, në intervistën e tij, Arben Ahmetaj foli shumë. Pati sot tek, tuk gazetarë që shkruan se nuk paraqiti fakte.

Të dashur gazetarë dhe gazetare, dokumentet, faktet zyrtare i ka paraqitur gjatë një periudhe nga korriku gjer sot, me qindra dokumente PD-ja.

Nuk ka asnjë gjë, të pabazuar në dokumente në akuzat e saj, prandaj dhe të kërkoni dokumente të tjera kur ju keni firmën e Edi Ramës në përmbysjen me zv/ministra në mënyrë të kundraligjshme të strategjisë së landfillimit dhe zëvendësimit me strategji djegie.

Kërkoni dokumente të tjera kur keni firmën e Edi Ramës të trupëzimit në buxhetin afatmesëm me firmën e Ramës të vjedhjes së shekullit.

Kërkoni dokumente të tjera ju kur keni firmën e Engjëll Agaçit, Edi Ramës, të Niko Peleshit me porosi dhe në mungesë të Ramës, për procedurën e kundraligjshme, negociata të mbyllura.

Kërkoni dokumente të tjera dokumente të tjera kur keni firmën e Edi Ramës për bonuesin prej 8 pikësh për një sipërmarrje që nuk ekzistonte mbi tokë përveç se në mendjen e Ramës dhe Veliajt, sipërmarrjes së tyre.

Ju lutem mos bëni atë që nuk jeni.

Këto dokumente nuk kanë nevojë për asnjë tjetër për të faktuar se autor kryesor i vjedhjes së shekullit është Edi Rama.

Këto dokumente i mjaftojnë çdo njeriu të ndershëm, çdo qytetari, gazetari, juristi, gjykatësi dhe çdo prokurori për të prangosur Edi Ramën si krye-hajdutin e aferës së shekullit.

Akuzojeni për ç’të doni, por jo se nuk paraqiti dokumentet. Se mbi bazën e këtyre dokumenteve, Arben Ahmetaj deklaroi mbrëmë se çështja, se afera e djegësave ka për kokë nivelin më të lartë.

Dhe niveli më i lartë në qeverinë qendrore është Edi Rama, dhe niveli më i lartë në qeverinë lokale është Erion Veliaj.

Se mbi bazën e këtyre dokumenteve ai u tha shqiptarëve se, Erion Veliaj është pronari real i djegësit të Tiranës.

Se mbi bazën e këtyre dokumenteve ai u tha shqiptarëve se ja ktheva 5 herë Veliajt, gjersa mashtroi, gënjeu dhe firmosi në emër të bashkive, në emër të këshillit pa i mbledhur kurrë ato.

Të dashur miq! Arben Ahmetaj foli. Foli me emër dhe mbiemra, deklaroi atë që ne e kemi thënë me dhjetëra herë.

Po si mund të jetë Taulant Tusha dhe Simirxhiu përgjegjësit e vjedhjes së shekullit. A ka shaka më të turpshme se kjo.

Dy drejtora paskan detyruar Erion Veliajn të firmosë në sa e sa dokumente të vjedhjes së shekullit. Dy drejtora i paskan imponuar Edi Ramës të firmosë bonusin prej 8 pikëve. Kush është ai që i pranon këto.

Unë mendoj se ai foli. Por të jem i sinqertë pati një aspekt në të cilin nuk është se, nuk u emocionova. Pati një aspekt tronditës në rrëfimin dhe intervistën e tij.

Cili ishte ky aspekt? Kërcënimi me jetë i tij në kryesinë e partisë nga qelitë e burgjeve, duke dëshmuar se gjithçka zhvillohej si në shpellat, si në bodrumet e mafias.

Këtu unë i jap të drejtë, sado që në rrëfimin e tij tronditës përpiqej herë të thoshte se, frika është normale, dhe sigurisht normale është, dhe herë tjetër se unë nuk kam frikë, por e vërteta është se ai është kërcënuar me jetë dhe kërcënuesi i tij ka një emër, dhe siç e tha dhe ai vetë, është Edi Rama.

Miq! Tani unë këtu në emër tuaj, i deklaroj Edi Ramës se një qime floku po e prekët Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, do ta pësosh me familjen tënde. Ja bëj këtë sepse Arben Ahmetaj, të denoncojë.

E bëre me Ervis Martinin, por se bën dot kurrë për Arben Ahmetaj. Mos përdor kriminel mor hajdut, përdor vrasës, mor frikacak, sepse nuk do të mund të ndalosh veprime të tjera pastaj”, deklaroi Berisha.