Pronari i inceneratorit/ Noka: A mund t'i thotë shqiptarëve Dumani i Partisë pse SKAP ka fshehur të vërtetën?
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka reaguar pas intervistës së Arben Ahmetajt në “Çim Peka Live”.
“Rezulton se Besim Hoxha është zyrtarisht, me dokumente, bashkëpronar i inceneratorit të Tiranës. A mund t'i thotë shqiptarëve Dumani i Partisë pse SKAP ka bllokuar hetimet dhe u ka fshehur të vërtetën?”, shkruan Noka në një postim në facebook.
Noka: E kujtoni kur Dumani tha se nuk dimë kush është pronar i inceneratorit të Tiranës? Rezulton se Besim Hoxha është zyrtarisht, me dokumente, bashkëpronar i inceneratorit të Tiranës. A mund t'i thotë shqiptarëve Dumani i Partisë pse SKAP ka bllokuar hetimet dhe u ka fshehur të vërtetën? A quhet drejtësi kjo që fsheh dhe zhduk prova të krimit më të madh shtetëror të shekullit? A është kjo drejtësia që duam?
