Balliu: Ahmetaj denoncoi pronarët e vërtetë të inceneratorëve, pse nuk i arreston SPAK-u?

Në një intervistë për Ora News, kreu i organizimit në PD, Klevis Balliu u shpreh se koka e makabritetit korruptiv të inceneratorëve është Edi Rama.

Ai shtoi se me dëshminë e Ahmetajt ka rënë çdo dyshim, sepse denoncoi bashkudhëtarët e tij në këto afera se kush janë pronarët e vërtetë

Balliu: Kreu i këtij makabritet korruptiv është Edi Rama. Është e çuditshme pse nuk janë arrestuar Rama dhe Veliaj. Të gjithë e kuptojnë se ata janë pronarët dhe përfituesit e inceneratorëve. Unë e kam akuzuar Ahmetajn dhe mund të jetë në dyert e qelisë, por ai ka denoncuar bashkudhëtarët e tij në këto afera se kush janë pronarët e vërtetë.

Drejtësia thotë se bashkia Tiranë është e përfshirë në aferën e inceneratorëve, madje edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, por vetëm Erion Veliaj nuk dinte gjë. Rama vetë ka thënë se i firmoste letra pa i parë, ndërsa SPAK nuk ndërmerr asnjë hap, por merr hapa për ata që nuk kanë fuqi ekzekutive. Ne vazhdojmë dhe paguajmë për inceneratorët, sepse pronarët dhe koka e inceneratorëve nuk janë arrestuar. Me dëshminë e Ahmetajt ka rënë çdo dyshim.