Xhixho takim me kolegët e saj nga Kosova në Kongresin Amerikan: Mirënjohje SHBA-së për mbështetjen

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho vijon turin e takimeve në Uashington, ku së fundmi ajo është pritur në Kongresin Amerikan nga kolegët e saj nga Kosova.

Treksa shpërndan dhe nj foto nga ky takim, Xhixho shpreh mirënjohjen e saj ndaj SHBA për mbështetjen e palëkundur ndaj kombit shqiptar!

“Kënaqësi e veçantë të takoja në Kongresin e SHBA kolegët dhe vëllezërit tanë nga Kosova.

Mirënjohje SHBA për mbështetjen e palëkundur ndaj kombit shqiptar!”, shkruan në komentin bashkëngjitur fotos deputetja e PL-së, Erisa Xhixho.