Pse ky debat për dinarin? Bekim Çollaku: Vendimi i BQK-së plotësisht i drejtë, por do duhej lajmëruar më herët

Ish-ministri për Integrim Evropian dhe Sekretar i PDK-së për integrimin euro-atlantik, Bekim Çollaku, në studion e lajmeve në “Ora News” deklaroi realiteti i sotëm ku Kosova është një shtet i lirë dhe sovran është fakti i një rrugëtimi të gjatë që nga periudha e luftës, mirëpo shtet-ndërtimi nuk ka shkuar aty ku duhet.

“Realiteti i sotëm ku Kosova është një shtet i lirë dhe sovran është fakti i një rrugëtimi të gjatë që nga periudha e luftës, mirëpo shtet-ndërtimi nuk ka shkuar aty ku duhet. Pasi akoma sot Kosova sot nuk është pjesë e OKB-së dhe pasi të hiqen këto pengesa atëherë dhe rrua drejt anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Shtet-ndërtimi s'ka përfunduar, njohja reciproke nevojë për integrim. Dhe kjo po mbahet peng nga marrëveshjet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, proces që ka nisur që në vitin 2012”, u shpreh Çollaku.

Lidhur me debatin e heqjes nga qarkullimi në territorin e Kosovës së dinarit serb, ai theksoi se kjo çështje nuk është tanishme, por e hershme.

“Vendimi i BQK-së është plotësisht i drejtë, por është kritikuar nga ndërkombëtarët se nuk ishte një vendim i lajmëruar dhe i njoftuar më herët në mënyrë që të merreshin masat nga pjesa tjetër që e përdor dinarin”, theksoi Bekim Çollaku.

Ndërsa lidhur me situatën në Veri në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme në komunat me shumicë serbe, Çollaku u shpreh se atje ka një vëmendje të shtuar tashmë.

“Kjo edhe për shkak se ngjarje si ajo e Banjskës të mos përsëriten më. Ndaj dhe autoritetet e Kosovës, KFOR-it dhe NATO-s e kanë nën kontroll situatën atje, ndaj qytetarët e Kosovës nuk kanë pse të kenë frikë atje”, u shpreh Çollaku.