Bardhi: SHBA rol të pazëvendësueshëm për përmbushjen e standardeve për anëtarësim në BE

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi shkruan në rrjetet sociale se ka marrë pjesë në darkën miqësore të organizuar nga Senatorët James Lankford dhe Mike Lee.

Bardhi shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të nxitur Shqipërinë në përmbushjen e standardeve për anëtarësim në Bashkimin Europian

Bardhi: Uashington DC. Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në darkën miqësore të organizuar nga Senatorët z. James Lankford dhe z. Mike Lee, së bashku me kongresmen dhe deputetë të disa shteteve.  Bisedat për Shqipërinë përqendrohen gjithmonë tek nevoja për luftë reale ndaj korrupsionit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, që po detyrojnë të rinjtë të braktisin vendin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të nxitur Shqipërinë në përmbushjen e standarteve për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një mundësi reale për më shumë zhvillim ekonomik dhe një vend me demokraci funksionale.