Hakerat mbi INSTAT dhe KLP, eksperti Liçaj: Koha po tregon se nuk kemi mësuar nga gabimet tona. Strumbullari i kësaj, tenderat
Hakerat vijojnë me sulmet ndaj kibernetike në Shqipëri. Këtë të premte njoftohet se tashmë ata kanë sulmuar edhe faqen e Këshillit të Lartë të Prorkurorsë (KLP).
Ndërsa ende nuk bëhen me dije detaje dhe akoma pritet një reagim nga KLP-ja, ku sulm vjen vetëm një ditë pas sulmit kibernetik ndaj INSTAT.
Ky institucion ka reaguar duke siguruar se të dhënat e Censusit nuk janë prekur nga ky sulm, por ndërkohë njofton shtyrjen e publikimit të statistikave zyrtare. Për të kuptuar më shumë nga kjo se çfarë po ndodh në studion e lajmeve në “Ora News” ishte Edmond Liçaj, ekspert i mbrojtjes se te dhenave personale.
“Edhe pse na thuhet pas çdo sulmi se të dhënat tona janë të sigurta, koha po tregon se nuk kemi mësuar nga gabimet tona.
Nuk është e lehtë mbrojtja e sistemeve, por me këtë nuk mund ta mbulojmë atë çfarë po ndodh.
Sepse neve na kanë dalë disa të dhëna që nuk kanë të bëjnë vetëm me E-Albanian.
Ne nuk kemi bërë mjaftueshëm në burimet njerëzore, dhe ne nuk kemi investuar tek njerëzit. Dhe kam shumë frikë se kjo lidhet me atë çështjen e tenderave, pasi aty është i gjithë strumbullari.
Këtu bëhet fjalë për sistemin, dhe sistemin e bëjnë njerëzit. Ndaj them që ne nuk kemi investuar në burime njerëzore cilësore për këto institucione. Kanë investuar në njerëz por besoj se nuk janë por atë punë”, theksoi ndër të tjera eksperti i sigurisë kibernetike, Edmond Liçaj.


