17 vite Ora News, Drilon Xhepollari: Raportimi për tërmetin, momenti më i vështirë! Më të bukurat? Fitoret e Kombëtares

Televizioni “Ora News” shënon këtë të mërkurë 17-vjetorin e transmetimit të parë që prej 31 janarit të vitit 2007.

Për të rrëfyer kujtimet dhe përjetimet e tij në këtë institucion të fjalës së lirë, në studion e lajmeve në “Ora News” ishte i ftuar gazetari i emisionit “Ora Sport”, Drilon Xhepollari.

“Ky është viti i gjashtë që jam pjesë e familjes së Ora News. Unë punoja në një televizion tjetër, dhe kur vija në “Ora News” ishte si vitrina e Champios League, dhe ishte si një ëndërr për mua të bëhesha pjesë e këtij televizioni.

Sigurisht që fillimi kishte vështirësitë e veta për t’u përshtatur dhe krijimi i marrëdhënieve me kolegët e rinj”, theksoi ndër të tjera gazetari Drilon Xhepollari.